Pak ditë më parë transmetuam disa denoncime për Universitetin “Epitech Albania”, pasi ky institucion nuk i ka pajisur studentët me numër matrikullimi dhe rezulton i paakredituar. Universiteti në fjalë është hapur në vitin 2017 dhe sipas udhëzimit, duhet të ishte akredituar brenda tre vjetësh.Pas transmetimit ka reaguar Ministria e Arsimit. Në një deklaratë për shtyp nga ky institucioni thuhet, se “EPITECH Albania”, është hapur me Urdhër të ish-Ministrit Teknik të Arsimit në qershor 2017, me kusht dhe me të drejtë për të filluar veprimtarinë në vitin akademik 2017-2018. Në reagimin kronologjik Ministria tregon, se cfarë ka bërë me shkresa, por nuk thotë, në asnjë moment, sesi vijoi punën Epitek, megjithëse nuk i ishin miratuar kuotat dhe nuk plotësonte kushtet. Cila është përgjigjësia e këtij institucioni, që në rast mosplotësimi të kushteve, ka në dorë edhe heqjen e licensës edhe denoncimin pranë organeve të drejtëisë për shkelësit e ligjit?!
- +355 67 220 8888
- [email protected]