Stop ka udhëtuar drejt Delvinës për një histori të pazakontë të dy grave, që quhen Engjëllushe. Ato kanë qenë të martuara me të njejtin burrë, Astrit Hamzaj. Prej 20 vjetësh Astriti ka qenë i martuar me Engjëllushe Latifi, martesë nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë.Në vitin 1996 ata u divorcuan dhe pas ndarjes, Astriti mori një tjetër grua, që sërish quhej Engjëllushe, me të cilën është ende i martuar.Problemi, që i ka lindur tani, është se Engjëllushja e parë i kërkon gjysmën e shtëpisë, në bazë të një vendimi divorci të kohës së divorcit.Aso kohe pasuria e ciftit ishte një shtëpi e pambaruar 1+1, një cjap, një kalë e dy divanë të vjetër. Astriti deklaron, se është i gatshëm të paguajë vlerën sipas vendimit të vitit 1996, duke indeksuar shumën, por sipas tij, nuk ka kuptim t’i merret gjysma e shtëpisë e ndërtuar gjatë martesës së dytë.
Stop ka siguruar pamje nga procedura përmbarimore e përmbaruesit Erion Bejko, i cili ndau pasurinë, që ai kishte vënë me gruan e dytë.
Përmbaruesi Erion Bejko ekzekuton një vendim të pakuptimtë të vitit 1996 dhe mëson familjen Hamzaj, që të hapë derën, aty ku është dritarja.Familja Hamzaj, pas ekzekutimit të vendimit të vitit 1996 nga përmbaruesi Erion Bejko, është katandisur, që pjesëtarët e saj, hyjnë nga dritaret për në shtëpi dhe nuk kanë banjë, ku të lahen në një pronë, të vënë me mund e me djersë.