Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Velipojë, ku u deklarua se një 12-vjeçare u vetëqëllua aksidentalisht me armë gjahu.
Ndërkohë, ditën e sotme, policia ka arritur që të zbulojë një tjetër version për ngjarjen.
12-vjeçarja ishte vrarë aksidentalisht nga vëllai i saj, ndërkohë që në pranga ra xhaxhai i të miturve, pasi akuzohet se mbante armën e gjahut në shtëpi pa leje.
NJOFTIMI I POLICISE
Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)
Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.