Kina pa raste infektimi, të gjithë të infektuarit raportohet se janë të importuara nga jashtë

Kur e gjithë bota po përballet me një valë të tretë të pandemisë, Kina cilësuar si vendi i origjinës së COVID-19 duket se po i rikthehet normalitetit.

Për herë të parë në të paktën dy muaj në Kinë nuk është raportuar për asnjë rast që është infektuar brenda vendit.

Një ditë më parë numri i përgjithshëm i te prekurve me COVID-19 u rrit në 14  nga 12 që ishte në 6 shkurt. Autoriteti Kombëtar Shëndetësor konfirmoi se ishin të gjitha raste të importuara nga jashtë.

Numri i të infektuarve asimptomatikë, të cilët Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara me COVID-19,  një ditë më parë arriti në shifrën 16, ku 15 prej të cilëve ishin të importuar nga jashtë kontinentit aziatik.

Në total në Kinë raportohet për 89,706 të infektuar ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,636.

Shumë qytete në Kinë janë duke u përgatitur për të festuar Vitin e ri Hënor e pavarësisht masave anti-COVID, qytetarët ndihen më të lirshëm për të festuar. E ndonëse situata epidemiologjike është përmirësuar sërish kërkohet që në këtë periudhe festive të udhëtohet sa më pak të jetë e mundur.

 

Të Fundit