- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me votuesit në Kombinat të Tiranës për herë të parë.
Kryemadhi ka kritikuar hapur daljet e fundit të kryeministrit Rama duke thënë se ai bën ”llapa llapa” gjithë ditën ndërsa ka deklaruar se po të kishte drejtësi, do ia priste rrogën pasi ka 4 orë.
Ajo shton se nuk votuesit nuk duhet të merren më me Ramën, po më 25 prill duhet që të votojnë për veten e tyre.
FJALA NGA MONIKA KRYEMADHI
- Ne në fakt sot jemi në takimin e 3 a 4 që po bëjmë në Kombinat. E nisëm ditën me një takim me të rinj profesionistë, ishte një numër i madh inxhinierësh, mjekësh. Gjëja e parë që thonë është se na ka ardhur në majë të hundës me mashtrimet e kryeministrit në ikje. Në fakt kur nisem unë për të folur për të, nuk ka nevojë të flas unë se flasin vetë njerëzit. Një urrejtje për shkak të papunësisë, taksave të larta, mungesës së punës së mirëpaguar dhe shikoj që në tv ka që në orën 9, ora po shkon 12. Unë kam takuar qindra të rinj e të reja, votues për herë të parë ndërsa ne kemi kryeministrin që duhet të ishte në krye të detyrës, të punojë apo jo që bën llapa llapa gjithë ditën ne ekran. Një nga pikat më të forta të tij ka qenë profesioni llafazan, i cili ju ka dhënë shqiptarëve vetëm llafe, premtime, mashtrime. Dhe kur vjen puna, taksat e larta, çmimi i energjisë i lartë, papunësi, janë ngritur shqiptarët me plaçka për të ikur, e pse? Sepse shikojnë një show man, i cili për hir të vërtetës, po të ketë adminsitratë publike, drejtësi, ja pret rrogën se ka 4 orë që bën dërr dërr.
Nuk është puna jonë të merremi me të, detyra jonë është që në 25 prill të gjithë ju që jeni votues për herë të parë, ta filloni jetën mbarë, duke votuar për veten tuaj. Ne sot bashkë me Floidën jemi gjithë ditën në takime në Kombinat dhe Astir. Ketë e kemi për të pasur më shumë takime, kontakte, por për të takuar edhe më shumë socialistë, sepse në fund të ditës ajo që është më shumë e rëndësishme është që kuptojmë se njerëzit janë të zhgënjyer, të lodhur dhe aq më shumë të rinjtë. Sot pjesa më e madhe e juaja duan të largohen për shkak të punës, punës së mirëpaguar, për shkak të mungesës së cilësisë në arsim, për shkak të mungesës së hapësirave. Ne këtë duam të bëjmë, të rikthejmë shpresën të krijojmë hapësira të reja për të rinj e të reja. Ne këtu sot jemi një numër simbolik të qytetit të nxënësit, me gjimnazistë, maturantë, votues për herë të parë të kësaj zone. Shpresojmë që pastaj të vazhdojmë me takime të tjera në Astir. Ajo që më pëlqen më shumë është energjia dhe pozitiviteti që unë gjithmonë kam gjetur në Kombinat, që kur ishte me 12 mijë votues, e tani që është me 60 mijë. Po i njëjti pozitivitet, energji, forcë dhe mendim. Takimi me profesionistët e rinj në kombinat na bëri përshtypje se ishin mbi 25 inxhinierë elektronikë që punonin në call center, sepse hapësira e punës ishte e pamundur.
Ne kemi kryeministrin online, drejton kryeministri online. E keni parë se çfarë bën kryeministri, harxhon gjithë paratë e qeverisë Arla, i vë ledin përpara, i bllokon me gazetarë me televizione nga 4-5 orë e vetëm barcaleta e batuta.
Ai nuk ka asnjë ide, se ku do të punojë Arla nesër, se si do shkollohet Arla nesër, se si do jetojnë prindërit e Arlës, se si do rrisë rrogat, si do të rrisë pensionet, nuk flet ai. Ai vesh pantoflat e kuqe, xhaketat e kuqe, i fut edhe një fustan dhe mendon se kështu do të pasurohen shqiptarët. Sepse mendon se kështu do të krijojë vende pune, mendon se kështu do të krijojë hapësira për të rinjtë. Prandaj, më 25 prill Arla, si votuese për herë të parë që je ngule votën mirë për të ardhmen tënde.