Ekonomia shqiptare ka pësuar goditje të rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, pasi 202 mijë persona u prekën direkt dhe indirekt, ndërsa dëmet e momentit së bashku me rindërtimin llogariten në 1.1 miliardë euro.
Por, kur fondet u siguruan në konferencën e donatorëve, dhe situata po normalizohej, pandemia ishte ajo që i dha goditjen e radhës financave. Viti 2020 është konsideruar si vit tepër të vështirë për buxhetin e shtetit dhe për bizneset e familjet shqiptare, ndërsa për herë të parë që nga viti 1997 prodhimi i brendshëm bruto është tkurrur në vlera negative.
FMN dhe Banka Botërore vlerësojnë një rënie ndërmjet 7.5 dhe 8.4%, ndërsa kriza që po kalon ekonomia shqiptare, e shkaktuar nga COVID-19 ka çuar në nivele rekord deficitin buxhetor me 600 milionë euro të humbura nga të ardhurat.
Ndërkohë privatët, kryesisht sektorët e shërbimeve të tillë si turizmi, raportojnë humbje në masën e 1.7 miliardë eurove. Për vitin 2021, prioriteti kryesor i qeverisë, është menaxhimi i pandemisë, rindërtimi dhe investimet në infrastrukturë, duke parashikuar një rimëkëmbje ekonomike në vlerën 5.5 qind.

Por, ky janar nuk ka nisur mbarë, pasi goditja e tretë po vjen nga moti, i cili ka prekur qindra-mijëra familje, tokat e të cilëve janë nën ujë, çka për ekonominë përkthehen në një faturë të re financiare.
Fatura
Dëmet nga tërmeti 985 milionë euro
Rindërtimi 90 milionë euro
TOTALI 1.08 miliardë euro
Burimi: UNDP
Parashikimi për ekonominë 2020
BERZH -9%
FMN -7.5%
Banka Botërore -8.4 %
Qeveria -6.1%
Parashikimi për rritjen ekonomike
2021 5.5%
2022 4.8%
2023 4.5%
Burimi: Ministria e Financave