Emisioni “Stop” publikon një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.Vajza e një zonje 55 vjecare, e cila humbi betejën me covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncon faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere , i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” i publikon emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.
Komunikimet nëpërmjet ëhats up-it të vajzës dhe nënës së saj 55 vjecare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktojnë, se edhe shërbimi edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato, që pretendohen. E ndjera është ankuar, se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale, ajo detyrohej t’i kryente në krevat.
Vajza, që humbi nënën, realizon, një takim me sanitaren, që hiqej si infermiere, Tire Alldervishi. Kjo e fundit pranon marrjen e parave cdo ditë, madje thotë se ka marrë edhe për infermierët dhe mjekët, që i kanë shërbyer të ëmës.