Rasti i rradhës ka të bëjë me një borxh, që Petraq Dodi i ka marrë Kristaq Skuprës në shumë prej 250 milionë lekësh në vitin 2004. Pas 4 vjetësh për këtë akt u hartua edhe një deklaratë noteriale. Realisht borxhi ka qene 160 milionë lekë jo 250 milionë lekë. Por shuma u shtua, pasi burimi i të ardhurave është I pajustifikuar nga ana e familjes Skupra. Fajdexhiu Kristaq Skupra dhe gruaja e tij kanë qenë në funksione publike, ndaj kanë probleme me deklarimin e të ardhurave. Kristaqi ka qenë prej vitesh drejtor në disa dogana në Shqipëri.
Borxhi u shlye fillimisht gjysma, në shumën 80 milionë lekë. Më pas për shkak të vështirësive ekonomike, Petraq Dodi nuk arriti të bënte pagesën e plotë. Familja Skupra përdori gjykatën për të nxjerrë një urdhër ekzekutimi dhe vazhdoi të merrte borxhin, përmes përmbaruesit privat Artan Sina. Aktualisht borxhi është likujduar, madje familja Skupra i detyrohet t’i kthejë Petraqit 10 milionë lekë të vjetra, diferenca nga pronat, që i ka marr. Problemet për Petraqin nisën, kur nisi ekzekutimin përmbaruesi privat. Ky i fundit pajtoi një ekspert privat dhe pronat e Petraqit i vlerësoi me cmim 7-8 herë më të ulët se cmimi i tregut.Një tjetër shkelje e përmbaruesit është edhe marrja e një prone, që ishte kolateral në Bankë. Juristi i bankës pranon shkeljet dhe gabimet, por thotë, se më këtë cështje duhet të merret prokuroria.