Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku thuhet se pandemia Covid bëri që deficiti të arrijë në 10 për qind të PBB-së. Në raport theksohet se Shqipëria, me paketat e ndihmës që dha qeveria për qytetarët dhe bizneset, rezulton vendi me asistencën më të vogël financiare në rajon.
FMN ka mbajtur të pandryshuar parashikimin e tetorit, ku vlerësohet se ekonomia vendase pritet të tkurret me 7.5 për qind, ndërsa borxhi publik në rritje është një nga rreziqet kryesore.
Fondi vlerëson se një pandemi më e rëndë do të godiste më tej ekonominë, si pasojë e rënies së turizmit të remitancave si dhe kushteve financiare.
Rreziqet kryesore dhe që janë rritur janë borxhi, pandemia, dobësitë në menaxhimin e financave, euroizimi (përdorimi në masë i euros) dhe kreditë me probleme.