Rritja me shpejtësi e numrit të makinave, ka shtuar ndotjen nga gazrat, që ato emetojnë në mjedis, duke u shndërruar në rrezik për shëndetin e popullatës.
Ndaj dhe shkenca propozoi automjetet elektrikë, mes të cilëve edhe motorrët.
Për këtë kategori automjetesh nëpër botë u hoqën taksat, për të stimuluar përdorimin e tyre, si miqësore me mjedisin.Edhe Ministria jonë e Financave ndoqi të njejtën politikë, duke bërë disa rregullime në ligjin ekzistues, që mundësonin heqjen e taksës doganore dhe TVSH-në për të gjitha automjetet me motorr elektrik, që hyjnë në Shqipëri. Por si për cudi, në këto politika, janë harruar pa u futur motorrët, duke e diferencuar në mënyrë absurde këtë kategori.Për këtë problem ne biseduam me drejtorin e DPSHTRR-së Blendi Gonxhe, drejtorin e politikave fiskale në Ministrinë e Financave Nikolla Lera dhe sekretarin e përgjithshëm të parlamentit Genci Gjoncaj, duke kërkuar, që korrigjimi të bëhet këto ditë, pasi në komisionet paramentare po diskutohen ligjet e projekt-buxhetit 2021.
Kryeministri Rama doli sot para gazetarëve për situatën e covid-19. Ajo, që bën opozita, sipas Ramës, është P..O..R..DH..E…Gjithashtu kryeministri atakoi edhe presidentin Meta, kur tha, se Likja thotë, se qeveria nuk asnjë plan, ndërsa plani i vetëm, që ka Likja është si t’i ndajë dëshmorët në mjeshtra sporti, mjeshtra pune e mjeshtra votash.Rama tha, se nuk mund të lejohen telefonat për pacientët në spitalet Covid, pasi atje nuk është as dasëm e as stadium për të bërë video. Nga ana tjetër, kamerat e propagandës së kryeministrit kanë qenë në spitalin covid 1, dhe vetë Rama ka hedhur një video 6 minuta nga ky spital.
Shpesh kemi trajtuar në “Stop” problematika, që lidhen me mospërfitimin e pagesave të paaftësisë apo kempit. Këtë herë jemi ndalur në fshatin Rrilë të Lezhës, pasi zonja Prende Gjoni, edhe pse prej 3 vitesh vuan nga tromboza, nuk ka arritur të jetë përfituese e kempit.Angje Gjoni tregon, se vjehrra e saj 88 vjecare prej 3 vitesh nuk mund të lëvizë dhe as të flasë. Ajo ka nisur të bëjë dokumentacionin për përfitimin e statusit të paraplegjisë në nëntor të vitit 2019 dhe i ka nisur në Lezhë, ngalu janë nisur drejt Tiranës. Sipas komisionit rajonal të Lezhës, zonja është përfituese e grupit të parë dhe ka nevojë për përkujdesje dhe paketë higjeno-sanitare. Për shkak të pandemisë, të interesuarat u njoftuan, se duhet të paraqiten në Kmcap Epror në tetor të 2020-ës. Gjatë kësaj kohe askush nuk e ka vizituar zonjën, po i kanë thënë, se nuk e përfiton kempin, pa i dhënë asnjë shpjegim.