Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 396 raste të reja me COVID-19 në 1725 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 4 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit ndërkohë që janë shëruar 105 pacientë.
“Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”, informon Ministria e Shëndetësisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë,
9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë,
6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,
5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet,
3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë,
1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.
COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë 105
Të shtruar në spitale 338
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1725
Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
Humbje jete 536