Divorci në shumicën e rasteve është zgjidhje për një raport, që nuk funksionon, por në rastin e trajtuar sonte “Stop” është krejt e kundërta. Një grua e divorcuar përballet me arrogancën e ish bashkëshortit, mohimit të fëmijëve, si dhe indiferencës së institucioneve.Blerta Bengasi është nënë e 2 djemve, 7 dhe 18 vjec. Pas 19 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti Alban Bengasi, me profesion avokat, u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët cdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por që nga muaji mars, ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia ka lënë të ëmës t’i shohë fëmijët.Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar.Blerta është pajisur me urdhër mbrotjeje, që nuk e mbrojnë.
Blerta Bengasi tregon, se megjithë vendimin e gjykatës, që duhet të takojë fëmijët pas shkolle, titullarët e shkollës nuk e lejojnë, të porositur nga ish bashkëshorti i saj, që të hipin direkt në furgonin e transportit.Djali i vogël 7-vjecar nuk i afrohet, duke i thënë, se nuk e di, nëse e ka marrë malli.Dhe mes kësaj situate konfliktuale, “qershia mbi tortë” është sugjerimi i gjyqtares Irena Plaku, që kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët mes dy prindërve, edhe pse në mes janë disa urdhra mbrojtjeje.Kur më në fund, pas ndërhyrjes së “Stop”, takimi përmbarues-psikolog-shkollë do të realizohej për takimin e nënës me fëmijët, përmbaruesi Klodian Petri, kërcënohet me jetë.Alban Bengasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes, vjen në shkollë i shoqëruar nga 7 persona dhe kërcënon përmbaruesin, se do ia mbushë barkun me plumba.