Divorci në shumicën e rasteve është zgjidhje për një raport, që nuk funksionon, por në rastin e trajtuar sonte “Stop” është krejt e kundërta. Një grua e divorcuar përballet me arrogancën e ish bashkëshortit, mohimit të fëmijëve, si dhe indiferencës së institucioneve.Blerta Bengasi është nënë e 2 djemve, 7 dhe 18 vjec. Pas 19 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti Alban Bengasi, me profesion avokat, u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët cdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por që nga muaji mars, ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia ka lënë të ëmës t’i shohë fëmijët.Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar.Blerta është pajisur me urdhër mbrotjeje, që nuk e mbrojnë.
Gjatë një takimi pasditen e djeshme me pedagogë të universiteteve, kreu demokrat Lulzim Basha tha, se situata në të cilën ndodhet vendi, do të zgjidhet në 25 qershor, edhe pse zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në 25 prill. “Stop” rikujton marrëveshjen Rama-Basha për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, kur Basha mori ministri e drejtori të rëndësishme para zgjedhjeve.Një video e mbërritur në redaksinë tonë, tregon mënyrën, sesi vidhen bicikletat nga të rinjtë. Këtë radhë incidenti ka ndodhur pranë pallateve Agimi në Tiranë.Më pas shfaqet një video, që vjen nga Maliqi. Një i moshuar gjendet i shtrirë në tokë në një lokal, por askush nuk e prek me dorë, derisa vjen personeli i ambulancës, i cili e ngre me një barrelë dhe e ndalon herë pas here në tokë për të pushuar.
Blerta Bengasi tregon, se megjithë vendimin e gjykatës, që duhet të takojë fëmijët pas shkolle, titullarët e shkollës nuk e lejojnë, të porositur nga ish bashkëshorti i saj, që të hipin direkt në furgonin e transportit.Djali i vogël 7-vjecar nuk i afrohet, duke i thënë, se nuk e di, nëse e ka marrë malli.Dhe mes kësaj situate konfliktuale, “qershia mbi tortë” është sugjerimi i gjyqtares Irena Plaku, që kërkon gjetjen e gjuhës së përbashkët mes dy prindërve, edhe pse në mes janë disa urdhra mbrojtjeje.Kur më në fund, pas ndërhyrjes së “Stop”, takimi përmbarues-psikolog-shkollë do të realizohej për takimin e nënës me fëmijët, përmbaruesi Klodian Petri, kërcënohet me jetë.Alban Bengasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes, vjen në shkollë i shoqëruar nga 7 persona dhe kërcënon përmbaruesin, se do ia mbushë barkun me plumba.