Deklarata e Metës: Ka politikanë që punojnë kundër interesit të Shqipërisë!

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka ftuar palët t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit. Ai bëri një deklaratë të fortë, kur tha se sot Shqipëria ka politikanë që punojnë kundër interesave të shqiptarëve.

Kreu i shtetit theksoi se interesi i parë dhe i fundit kombëtar i qytetarëve, është integrimi i plotë në familjen e Bashkimit Europian.

“Çështja më e rëndësishme është që sot ne kemi politikanë, të cilët qartazi dhe hapur që qartazi dhe hapur punojnë kundër interesit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Integrimi Evropian është interesi i parë dhe i fundit edhe kombëtar i shqiptarëve, Përputhet me të gjitha interesat kombëtare vazhdimi i kësaj rruge. Çdo dalje tjetër është një shërbim është si nënkontrkator i një fuqie armiqësore ndaj interesave kombëtarë shqiptare”, tha ai.

Kreu i Republikës duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve u shpreh se Shqipëria sot nuk ka parlamentarizëm, pasi sipas tij, një pjesë e madhe e deputetëve janë kthyer në “kukulla të kryetarëve”. Meta ftoi palët të hapin listat për shqiptarët dhe të mos kenë frikë nga vota e elektoratit.

“Ne presim dhe unë pres vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të përzemërt dashur. Të mos kemi frikë nga hapja  e listave. Shqipëria nuk ka parlamentarizëm, sepse nuk s’ka debat, sepse nuk ka mbrojtje interesash për shqiptarët. Pasi deputetët, në tërësinë e tyre, jo të gjithë, janë kthyer për fat të keq në kukulla të kryetarëve”, tha Meta.

Të Fundit