Më 18 janar të 2019-ës, emisioni Stop transmetoi këtë rastin e një 46 vjecari me probleme mendore, që jetonte i vetëm e në kushte të vështira në Kavajë.Naim Stërniqi, një i afërm i tij iu drejtua në atë kohë redaksisë sonë, për të kërkuar një zgjidhje për kushëririn Arben Haxhiaj.Të afërmit kërkuan sistemim në Shtëpinë e të moshuarve Kavajë, por në këtë institucion kufiri moshor është 60 vjec.Pas apelit në “Stop” reagoi drejtori i “Shtëpisë së të Moshuarve “ Kavajë, Neritan Bajaziti. Ai tha, se do të merrej me dokumentacionin, për ta strehuar në këtë institucion.Enida Beu, drejtoresha e shërbimit social në Lushnje tha, se për këtë rast është bërë një përjashtim dhe Arbeni do të strehohet në shtëpinë e të moshuarve Kavajë.Pas miratimit të mbledhjes së këshillit Bashkiak Kavajë dhe pas gjithë procedurës së dokumentacionit të kontrollit shëndetsor drejtori Bajaziti bashkë me gazetaren e “Stop”, e morën Arbenin nga banesa e tij dhe e shoqëruan në Shtëpinë e të Moshuarve.
- +355 67 220 8888
- [email protected]