Eranda Ramadani, motra e Labinot Ramadanit, tregon sesi vëllai i saj u arrestua në pikën doganore të Morinit në 27 korrik 2020, ndërsa iu bllokua mjeti lamborghini, me pretendimin, se ishte i vjedhur. Eranda flet për sjellje jo normale nga ana e policisë kufitare, në raport me gruan dhe fëmijët e të vëllait. Zonja Ramadani shpjegon, se makina nuk është e vjedhur dhe ka dokumenta të rregullt. Madje vëllai i saj ka 3 vjet, që vjet me këtë automjet në Shqipëri.
Stop investigon mbi këtë rast dhe mëson nga punonjësit e policisë së Morinit, se për makinën kishte një njoftim nga Interpol Roma, por pas verifikimit rezultoi, se bëhej fjalë për një lapsus.Këtë saktësim Dogana Morinë ia ka përcjellëe në 4 gusht, prokurores së cështjes në Kukës, Farie Vata, e cila kishte regjistruar veprën penale ndaj Labinot Ramadanit, duke e arrestuar këtë të fundit.E megjithëse ka informacionin e nevojshëm Farie Vata, mban prej tre javësh Labinotin të arrestuar dhe makinën e tij të bllokuar.
Deklarata e ministres së arsimit Besa Shahinit, se do të lerë qeverinë e Shqipërinë, është shndërruar në objekt memesh. Në një të tillë, thuhet, se malli, që blihet, nuk, kthehet.Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmë, se Edi Rama do të mbetet vetëm dhe nuk do ta marrë në program as Vera Grabocka e Alketa Vejsiu.Por “Stop” zbulon, se cifti Meta-Kryemadhi mund të jenë konkurentët më të rinj në spektaklin “Dance ëith me”.
Në daten 21 gusht, kur u mbajt seanca gjyqësore për cështjen e Labinot Ramadanit, prokurorja mungoi, pa një justifikim zyrtar. Pas interesimit të “Stop” u caktua me urgjencë një seance pas 3 ditësh dhe gjykata liroi Labinotin nga burgu, por sërish prokuroria mban peng makinën Lamborghini, duke mos ia kthyer të zotit. Labinot Ramadani, i sapodalë nga paraburgimi i policisë Kukës, thotë, se gjithcka është bërë për t’i marrë lekë. Por ai deklaron, se do ta cojë cështjen në Gjykatën e Strasburgut.