Denoncimi Stop/ Vihet ne pranga gruaja qe prostituonte ne sy te femijeve

Një grua 40-vjeçare, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e 30 Korrikut. Bashkë me të u vu në pranga edhe një 25-vjeçar, Idriz Besholli. Pasi u ndoq për disa orë nga policia, ajo u prangos në një hotel në afërsi të një qendre tregtare në periferi të Tiranës, ku ushtronte profesionin e prostitutës.

Por duket se krimi si saj më i madh nuk ishte prostitucioni. Gruaja kishte me vetë në dhomën e hotelit edhe vajzën e saj, vetëm 7-vjeçe. 40-vjeçarja kryente marrëdhënie me klientët e saj në prezencë të vajzës së mitur.

Kur policia ka hyrë në dhomën e hotelit, gruaja ka tentuar të fshehë të bijën në tualet. Më pas ajo është marrë dhe është dërguar në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve. Gruaja që u arrestua dy ditë më parë është bërë e njohur për publikun në Shtator të vitit të kaluar përmes emisionit investigativ Stop.

Ajo duket teksa prostituon në rrugë, në prani të fëmijëve, të cilët i shfrytëzonte për të ndaluar makinat, me qëllim sigurimin e klientelës. Denoncimi u bë nga banorët e zonës ku ajo ushtronte profesionin e prostitutës. Kjo pasi fëmijët ishin shndërruar në një shqetësim. Për shkak të moshës së vogël ata shpesh konfliktoheshin. Herë me të ëmën, herë me njëri-tjetrin e ndonjëherë edhe me klientët.

Pas këtij denoncimi publik asnjë institucion nuk ndërhyri për të shpëtuar fëmijët. Ndërkohë që policia ishte vënë në ndjekje të vetë gruas për të siguruar prova ligjore për ndalimin e saj në flagrancë.

Historia e gruas u bë e njohur nga emision investigativ STOP.

Të Fundit