Problematika e rradhës na ka cuar në qytetine Vlorës. Zonja Liljana Bejkosala ka përfituar një pronë me akt-dhurimi nga babai i saj dhe gëzon të gjitha të drejtat mbi këtë pronë. Por nga Zvrpp Vlorë është bërë fshirja e truallit. Problemi qëndron, se ka dalë një ish-pronar për truallin, i cili kishte një vendim të Komisionit të Pronave. Edhe pse ka zhvilluar gjyqe, gjithmonë i ka lënë përgjysmë, pra është tërhequr. Në Gjykatën e shkallës së parë merret vendimi, se Zvrpp nuk ka kompetencë, për të fshirë truallin. Shkon cështja në apel, dhe më pas në gjykatën e shkallës së lartë dhe lihet në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë. Por në hipotekë nuk i kthehen kufijtë në hartë, pra nuk hiqen kufizimet dhe zonja kërkon këtë të drejtë. Nga Hipoteka thuhet, që po presin një përgjigje nga Drejtoria e Tiranës, por ka kaluar shumë kohë dhe nuk po merr zgjidhje. Për këtë problem ne iu drejtuam Agjensisë shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe juristi na thotë, se është një cështje e komplikuar, pasi për këtë truall janë dy kartela pra dhe e zonjës dhe e zotërisë, i cili ka paraqitur vendimin e Komisionit të Pronave. Meqë Ashk e Vlorës priste përgjigje nga Drejtoria e Tiranës, ne u interesuam pranë kësaj të fundit për të marrë një përgjigje për rastin e zonjës Liljana. Në përgjigje thuhet se zonja duhet të bëjë një gjyq themeli për zgjidhjen e mbivendosjes së titullit të Xhemil Hoxhës. Aty shprehen se nuk është zhvilluar një gjyq i tillë, por një gjyq administrativ dhe paditësja nuk ka goditur për pavlefshmëri juridike aktin e fitimit të pronësisë së tij. Juristi Clirim Gjata, shprehet, se gabimi ka filluar tek regjistrimi i pronës, që është bërë për herë të dytë.E dyta është, se vendimet e gjykatës, shprehen unanimisht, se ky veprim i hipotekës për fshirjen e truallit është i pavlefshëm.
Më një version të këngës Osman Aga nis programi i sotëm. Pak ditë më parë, në 12 qershor Partia Socialiste kujtoi ditën e themelimit të saj, që përkon edhe me ditëlindjen e kreut demokrat Lulzim Basha.Klintoni iu drejtua qytetarëve për t’i pyetur rreth kësaj ngjarjeje, pr duket se shumica e tyre kanë qenë indiferentë për ditëlindjen e partisë në pushtet.
Në këtë pjesë të programit i rikthehemi cështjes së TIA-s dhe drejtorit gjerman Kostandin Alensleben, pasi ky i fundit nuk do t’ia dijë për ligjet në Shqipëri.Pak kohë më parë treguam me fakte, se drejtori detyronte bizneset e aeroportit të rrinin hapur, kur institucionet shtetërore kishin dhënë urdhër për mbyllje për shkak të pandemisë.Së fundi disa biznese janë në gjyq me drejtorin e aeroportit, për shkak të veprimeve abuzive nga ana tij. Argjendari Gjikondi e libraria Adrion, nuk do të jenë më në hapësirat e aeroportit të Rinasit.Madje Kostandin Alensleben, bën vetgjyqësi me një subjekt privat, i cili është drejt përfundimit të kontratës me TIA-n.Pa pritur vendimin e gjykatës Kostandini ka nisur cmontimin e lokalit të biznesit në fjalë.Gjykata ka pranuar kërkesën e bisnezit të dëmtuar për masë sigurie dhe urdhëron TIA –n, që të mos lëvizë asnjë pajisje të bisnezit deri në gjykimin e themelit të problemit.