Në datën 7 maj transmetuam problemin e Drejtorisë së Formimit profesional, që në kohë pandemie, pushoi nga puna 20 instruktorë, në shkelje në kontratës.Për muajin mars u paguan për vetëm 9 ditë, edhe pse ishin me kontrata 6 mujore deri në 1 vjecare.Pas dy muajsh drejtoresha e këtij institucioni, Ollga Gjokaj,ka pritur në një takim punonjësit e saj.Ajo është shprehur, se është e thyer nga veprimi, që kanë bërë punonjësit e saj, duke u thënë, se cdo gjë mund ta trajtonin në drejtori dhe jo lart e poshtë.Në fund ajo premton, se kontrata do të rinovohet. Pas ndërhyrjes së Stop, ka reaguar edhe AKPA, agjensia e cila ka në varësi këtë drejtori, duke thënë, se do të merren masa për këtë rast. Etleva Gjokaj, Drejtoresha e Menaxhimit në AKPA shpjegon, se punonjësit part-time u pezulluan, pasi ata nuk mund të zhvillonin mësim on line, ndërsa ata full-time, mund të merreshin edhe me kurrikulat. Sipas saj, nëse këta instruktorë nuk marrin pagën e luftës, atëherë do të marrin asistencë, që është e barabartë me pagën e luftës.Kontrata për ta nuk është prishur, ndaj do të rifuten në punë pa konkurs.
- +355 67 220 8888
- [email protected]