Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për 15 të arrestuar të cilët ishin pjesë e grupit që falsifikonte viza apo pasaporta për në SHBA dhe Kanada. 7 të tjerë janë liruar nga qelia por janë lënë në arrest shtëpie kurse 2 detyrim paraqitje.
Ky operacion ka fillur prej vitit 2019 ndërsa dje u arrestuan edhe 24 persona të tjerë në tre qarqe të Shqipërisë.
Në grupin e parë të të arrestuarve ishin 17 persona ndër të cilët Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj, Gjergji Mezuraj.