Në nëntor 2018 Stop ishte në Rrëshen, në spitalin rajonal, ku takoi Lindita Borakun, e dhunuar nga bashkëshorti. Ajo tregoi vuajtjet e vazhdueshme nga dhuna e burrit ndër vite.Jemi rikthyer për të takuar Linditën në Lezhë, për të parë, sesi është jeta e saj tani. Mes lotësh ajo tregon, se ka 7 muaj, që nuk e sheh djalin e vogël 6 vjecar, të cilin e ka marrë peng i ati. Ky i fundit, Alban Boraku, prej 7 muajsh nuk gjendet nga policia dhe në këtë mënyrë dhe urdhri i mbrojtjes i Linditës dhe vendimi për të qëndruar me 4 fëmijët, nuk ekzekutohet deri në fund.Ne i drejtohemi përmbarueses shtetërore Liza Cuni, e cila e pyetur për djalin e vogël, shprehet, se duhet ta gjejë komisariati. Në policinë e Kurbneshit nuk japin shpjegime mosgjetjen e shtetasit Alban Boraku.Në Gjykatën e Lezhës thonë, se ka proces gjyqsor për dhunë në familje për shtetasin Alban Boraku, por nuk japin më shumë detaje.
Mësimi online ka nisur që në mars për të gjithë nxënësit dhe në të gjitha nivelet, sapo u zyrtarizuan rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Jo vetëm nxënësit po hasin vështirësi me këtë mënyrë të re, por edhe prindërit, të cilët duhet ta kalojnë kohën e izolimit me fëmijët dhe programet e tyre shkollore. Klintoni ka dalë në Tiranë dhe ka pyetur prindër e fëmijë për mësimin online, që vijon prej 2 muajsh.
Në këtë kohë pandemie Drejtoria e Formimit Profesional Publik nr. 4 jo vetëm që s’po i jep pagën e luftës, por i ka pezulluar nga puna 20 instruktorë.
Atyre u është thënë, se do të qëndronin në shtëpi, deri në një njoftim të dytë. Por në 1 prill ata mësojnë, se ishin pezulluar nga puna. Për muajin mars janë paguar për vetëm 9 ditë, ndërsa thonë, se kanë kontrata 6 mujore deri në 1 vjecare. Madje nga Akpa-ja kanë siguruar një shkresë, ku titullarja i drejtohet punonjëses së vet, të quajtur Blerina, që të shohë,nëse vlen urdhri i saj.