Numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19 në qytetin e Durrësit ka shkuar në 14.
Vetëm ditën e sotme janë regjistruar dy raste të reja. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar dhe një tjetër 77-vjeçar, të cilët rezultuan pozitiv pasi bënë testin.
Dyshohet se 71-vjeçari është infektuar nga djali i tij që punon një një call center. Gjithashtu djali dhe nëna e tij kanë shfaqur temperaturë, por janë vetëizoluar, pasi nuk e kanë pasur shumë të nevojshëm trajtimin mjekësor.
Ndërsa 77-vjeçari nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të infektuar dhe nuk dihet ende se ku mund të jetë infektuar me koronavirus.