Udhëtuam drejt Cërrikut për të takuar Albert Cjapin, i cili prej 2 vitesh bën dializë, për të jetuar. Së fundi, për shkak të situatës së izolimit nga coronavirusi, Alberti thotë, se nuk ka me cfarë të shkojë në spitalin e Elbasanit. Ambulancat nuk e cojnë dhe mjete të tjera transporti nuk ka në qarkullim, që të mund ta cojnë, ta presin të mbarojë punë dhe dhe ta kthejnë në shtëpi.Shkuam në qendrën shëndetsore të Cërrikut dhe drejtori na premtoi,se do flasë me kryetarin e bashkisë, për gjetjen e një mjeti për pacientët e hemodializës gjatë kësaj periudhe. Shkojmë në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe drejtori teknik thotë, se po përpiqen per një zgjidhje, por të zgjidha autoambulancat varen nga 127-ta, drejtoria e përgjithshme e urgjencës shëndetsore.
Pak ditë më parë emisioni Stop nisi konkursin, sesi të mbushim kohën e fëmijëve sa më bukur në kohën e karantinës së detyruar.Në redaksi kanë mbërritur me dhjetra video me fëmijë që këndojnë dhe performojnë në fusha të ndryshme. Princi Charls i Britanisë së Madhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Në Shqipëri numri zyrtar i të prekurve ka shkuar në 146.Në Kosovë është mbledhur parlamenti në këto ditë emergjence, për të votuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Albin Kurtit.Deputetët e Kosovës kanë qenë të gjithë me maska mbrojtëse ndaj covid 19.KE hapi dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, por me kushte dhe në një kohë, kur Eurpoa ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.Në vend u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore për një muaj, ndërsa kryeministri Rama foli për paga lufte ndaj punonjësve të biznesit të vogël, pagesave të papunësisë dhe atyre që marrin përkrahje sociale.Në mesditë u mbajt mbledhja e këshillit të sigurisë kombtare, e thirrur nga presidenti Meta dhe e zhvilluar online.
Gjithë këto ditë është folur për shqiptarë, që kanë mbetur jashtë kufijve, ndërsa gjithë bota po përballet me pandeminë e covid 19 dhe ndërprerjen e lëvizjes së lirë.Një qytetar i është drejtuar emisionit Stop, duke thënë, se prej 17 marsit ndodhet në Zagreb Kroaci, pasi bashkë me disa të tjerë, nuk janë lejuar të kalojnë në rrugën e kthimit, që po bënin nga Gjermania drejt Shqipërisë. Ambasada jonë në Zagreb nuk i ka dhënë zgjidhje,ndaj e vetmja shpresë i ka mbetur thirrja publike.Sipas tij, kushtet janë rënduar, sidomos këto ditë, që Kroacia u prek edhe nga tërmeti.