Pazari në Kombinat është ndër tregjet më problematike, pasi njerëzit që shkojnë për të blerë nuk respektojnë distancën nga njëri tjetri.
Që prej orëve të para të mëngjest të sotëm ka pasur lëvizje në këtë treg, por është mjaft shqetësuese mos respektimi I distancës në një kohë kur vetëm 10 orët e fundit ka pasur 4 viktima me koronavirus në Shqipëri.
Në treg kanë qenë edhe forca të policisë dhe ushtria e cila ka ndërhyrë herë pas herë për të këshilluar qytetarët që të ruajnë distancën.