Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për News24 ku ka folur për situatën nga koronavirusi. Ai tha se gjendja e tij dhe familjes së tij deri tani është në rregull, ndërkohë që përsëriti apelin për të kufizuar në maksimum lëvizjet.
Ola Bruko: Zoti Rama, cila është gjendja juaj e familjarëve?
Edi Rama: Faleminderit, deri tani çdo gjë në rregull.
Masat që qeveria ka marrë në këto ditë të vështira. Një psikologe tha se këto masa shtrënguese përgatitën psikikën njerëzore për situatën. E vetmja që po kritikohet ndër masa është ajo e kufizimit të këmbësorëve pas orës 18:00. Pse ky orar?
Së pari është shumë e rëndësishme që të mos e harrojmë që virusi nuk përhapet nga ajri në kuptimin e mungesës së kontakteve por përhapet nga kontaktet. Dhe për këtë arsye edhe ekspertët iu këshillojnë qeverive që të bëjnë sa më shumë për t’iu shpjeguar njerëzve që nëse dalim më këmbë nuk jemi domosdoshmërisht më këmbë po qe se nuk ruajmë distancat dhe nuk jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës që të mos prekim fytyrën me duar. Sigurisht që do të ishte ideale të pengohej dalja e këmbësorëve deri në fund të ditës por njerëzit duhet të dalin për të bërë pazaret dhe këtu askush, askund, as në Kinë ku faktikisht është vendosur regjimi më rigoroz pak a shumë është i njëjti regjim që kemi sot në Shqipëri me ndonjë përjashtim. Nuk është ndaluar lëvizja e këmbësorëve për të bërë ato gjëra të domosdoshme që janë jetike, si blerja e ushqimeve, ilaçeve apo ndonjë veprim tjetër i domosdoshëm. Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar se nuk është qeveria që mund të ndalojë tërësisht lëvizjen e këmbësorëve në 24 orë, duhet ta kufizojë por çdokush duhet të bëjë të veten. Është një luftë në çdo front dhe çdo individ ka një segment. Në atë segment duhet të jetë policia e vetvetes. Prandaj iu them të gjithëve që të shmangin çdo dalje që nuk është e domosdoshme. Nuk ështëk oha për të dalë xhiro, për të bërë shëtitje, për të marrë diell duke lëvizur në rrugë, por koha për të kufizuar lëvizjen