Java e dytë e mësimit në shtëpi/ Çfarë do të ndodhë pas 23 marsit?

Ndërsa tashmë kemi hyrë në javën e dytë të mësimit nga shtëpia, pasi të gjitha institucionet arsimore janë mbyllur për shkak të koronavirusit, ende nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë.

Ministrja e Arsimit, Besa është shprehur sot se akoma nuk ka një vendim nëse do të kemi shtyrje të datës së nisjes së shkollës pas datës 23 mars.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Shahini është shprehur se tashmë është arritur që rreth 80% e nxënësve janë në kontakt direkt me mësuesit e tyre. Ndër të tjera ministrja në mesazhin e saj apelon për mësuesit që nuk kanë rënë ende në komunikim direkt me nxënësit e tyre, që ta bëjnë sa më parë, në mënyrë që edhe ky grup i vogël nxënësish të mos mbetet mbrapa me mësime.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/237725890606615/

Të Fundit