Shumë fëmijë të tjerë janë filmuar nga prindërit e tyre, ndërsa kërcejnë dhe argëtohen me nisjen e emisionit “Stop” dhe velinat tona. Në Darëzezë autobusi i shkollës u shërben 90 nxënësve. Në tabelën, që tregon stacionin e policisë kufitare të Kapshticës, është vendosur një cantë shpine. Në tualetin e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës, shkruhet, se nuk duhen lënë cezmat hapur,por aty nuk ka as ujë e asnjë shërbim tjetër. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]