Gjatë fundjavës ka kapur në shkelje 25 shoferë të cilët u arrestuan si dhe u pezulluan 192 leje drejtimi.
Dhjetë shoferë u arrestuan pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur kurse 15 të tjerët nuk kishin një leje drejtimi.
Ndërkohë nga 192 lejet e drejtimit të hequra, në 31 prej tyre shoferët ishin nën efektin e alkoolit, 131 për drejtim të automjetit me shpejtësi si dhe 30 të tjerat për shkelje të tjera.
Po ashtu janë marrë dhe shumë masa të cilat Policia Rrugore i sqaron me shifra në njoftim. Prej fillimit të vitit Policia ka shtuar masat për të parandaluar aksidentet pasi siç e ka thënë dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ”2020 do të jetë viti i sigurisë rrugore”.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/618080575679613/