Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e plazhit në Durrës, ky dyshohet se një 16-vjeçare është përdhunuar.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar raportojnë se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet D.M., 18 vjeç, pasi ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.
“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.