Denoncimi i radhës ka ardhur për Shkollën Jopublike “Ekonomisti”.Aida Lubonja tregon, se ka një djalë 19 vjec, me probleme autizmi dhe e regjistroi në klasën e 10-të në shkollën Jopublike “Ekonomisti”. Më pas donte ta transferonte pranë shtëpisë dhe kërkoi për këtë diplomën e djalit. Pas shumë sorollatjeve, i japin një diplomë me disa mangësi, që nga mbiemri i djalit dhe pa pa firmën e drejtoreshës. Në shkollën pritëse i thanë të merrte një diplomë të dytë, por edhe e dyta pa datë dhe pa atësi.E njëjta gjë edhe herën e tretë. Shkelja më e madhe ishte një vërtetim fals nga shtatori deri më 13 nëntor, sikur djali ishte paraqitur në shkollë.Vetë 19 vjecari Richard Zvonicek kërkon të shkojë në shkollë e të arsimohet si bashkëmoshatarët. Për këtë problematikë,vumë në dijeni DAR-in, Tiranë dhe specialistja Aida Hajdari,i kërkoi zyrtarisht shkollës, që t’i dorëzojë zonjës diplomën e saktë. Pas këtij momenti, për shkollën jo publike “Ekonomisti” u ngrit një grup inspektimi, që po verifikon situatën për shkeljet e raportuara.
- +355 67 220 8888
- [email protected]