Dhunuan dhe i grabitën të moshuarit 12 mln lekë, 3 në pranga, 1 në kërkim.

Dy ditë pas grabitjes me dhunë në banesën e një të moshuari në Memaliaj, policia ka arrestuar 3 autorë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ka shpallur në kërkim personin e katërt. Ngjarja ndodhi në Memaliaj, në banesën e shtetasit me Hiqmet Ramadani, ku grabitësit morën 12 milionë lekë.

Autorët pasi hynë në banesë, të maskuar dhe të armatosur dhunuan të moshuarin dhe i morën atij shumën e lekëve. Ky i fundit përfundoi e plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vjedhjes me dhunë e banesës së shtetasit H. R., ndodhur në Memaliaj, mbrëmjen e datës 04.01.2020.

Vihen në pranga 3 nga autorët, si dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 1 automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë.

Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë.

Të Fundit