Tone Demaj tregon, se ka qenë e martuar dhe nga kjo martesë ka ardhur një fëmijë. Sot ajo është divorcuar, ndërsa vajza ka një problem me veshkën.Ia kanë thënë, që duhet ta operojë dhe ajo ka vendosur ta cojë jashtë Shqipërisë. Meqë nuk ka patur asnjë kontakt me ish-bashkëshortin, i është drejtuar gjykatës, për një autorizim, për ta nxjerrë fëmijën jashtë. Gjyqi është zhvilluar që në datën 8 gusht dhe në mesin e tetorit dosja ka shkuar në sekretari me vendimin e lejimit të vajzës, për të kalur kufirin. Në fund të nëntorit zonja ende nuk e ka autorizimin dhe në gjykatë i thonë, që është probelmi i postierit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]