RENEA ka zhvilluar një aksion të gjerë në fshatin Shtëpëz të Gjirokastër, ku ka arrestuar Enrik Llukën, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e kushëririt dhe plagosjes së një tjetri.
Në fillim RENEA ka rrethuar banesën e vrasësit dhe më pas ka hyrë brenda, duke bërë të mundur arrestimin e tij. Ndërkohë, në banesën e Llukës është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Enrik Lluka dyshohet se është autor i një krimi të ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, të afërm të të arrestuarit. Enrik Lluka është dënuar me 35 vite burg në mungesë.