Çfarë po ndodh në nivelin sizmotektonik në zonën e Ballkanit?
Sipas profesorit të gjeologjisë në Universitetin L’Aquila, Antonio Moretti i cili është nisur drejt Shqipërisë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit,.e gjitha e ka.një shpjegim.
“Jemi mbi një vijë, midis Afrikës dhe Europës, që po afrohen. Kalabria është e mbështetur në detin e lashtë të quajtur Thetis, që po fundoset duke lëshuar energjinë e tij. Deti Jon, Kalabria por dhe Apeninet italiane po afrohen drejt Adriatikut për shkak të shtyrjes nga Afrika. Është e njëjta gjë që i ndodh Lindjes, kështu që deti ulet në mënyrë të theksuar, lëshon energji në mantel duke ngrohur shkëmbinjtë që ngrihen në formën e magmës. Kjo është një zonë që merr presione nga shumë anë, jo vetëm nga Deti i Zi”, shpjegon profesori italian.
“Nga ky këndvështrim, Turqia, harku helen dhe zona që kufizon Detin e Vdekur janë më kritiket, sepse ato janë në vijën e pllakave që ndan dy kontinentet, përkatësisht bllokun aziatiko-evropian nga njëra anë dhe gadishullin Arabik së bashku me Afrikën në anën tjetër”, shpjegon Moreti.
Eksperti italian thotë se kjo është çarja e dytë në botë pas asaj të San Andreas në Kaliforni, që ka shkaktuar tërmete me përmasa gjigante.
“Duhet të mësohemi të jetojmë me tërmetet, duke u siguruar që të mos na i rrëzojnë më shtëpitë”, përfundon Moretti.