Nisin sot seancat dëgjimore të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Të parët që do të përballen me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit janë Shefi i Sektorit të Ankesave, SHÇBA Oltion Shehu dhe Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA Adriatik Ago.
Ndërkohë mësohet se në orën 12:00 do të kalojë në procesin e rivlerësimit Oltion Shehu, i cili do të pyetet nga trupa e Vlerësimit e cila përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.
Nga ana tjetër, ditën e premte në datë 8 pritet të dalë para trupës së vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv/ drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA, me trupë vlerësimi që do të përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.