Vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku, i cili ka marrë disa plumba, e megjithatë ende nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni.
“Andi Maloku është i vetëdijshëm dhe ka plumba në të dyja anët e mushkërive, ai vijon të jetë në orë kritike për jetën, ndërsa është i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit, për shkak se ka marrë një plumb në zonën e shtyllës kurrizore”, raporton gazetarja e Fax News Denisa Mahmutaj nga spitali i Traumës në Tiranë.
Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që tre të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.
Në ambientet e spitalit të Traumës ka ende punonjës të policisë që qendrojnë në derën e reanimacionit, ku qendron i intubuar Andi Maloku.
Kujtojmë se më herët është zbardhur dhe dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja, i cili pretendon se nuk ka qenë objektiv i atentatit, pasi atë porositësit mund ta gjenin kudo.
Andi Maloku është një ish-punonjës i policisë së Krujës, ndërsa nëna e tij vuri dje kujën në ambientet e spitalit të Traumës, ku sipas saj i biri po humbtte jetën e tij për 300 mijë lekë.