Ilir Copja i është drejtuar emisionit Stop, pasi, edhe pse i pozicionuar në vendin e dytë në portalin “Mësues për Shqipërinë” nuk e ushtron dot profesionin e tij. Gjithcka ka ardhur për shkak të paragjykimit nga Këshilli i prindërve.Në 24 shtator Iliri filloi provizorisht punën në shkollën “Seit Pepa” në fshatin Vidhas. Në Në 1 tetor nga ZVA Elbasan i paraqitet një dokument i një mbledhjeje nga Drejtoresha me këshillin e prindërve, ku Iliri ishte vlerësuar dobët, për shkak të vështirësisë në të folur.Iliri thotë, se një dokument i tillë përbën shumë problem, sepse qëndron në fuqi për një periudhë 10 vjecare.Në ZA-në e Elbasanit na japin deklaratën e pranimit të vendit të punës, që ishte firmosur dhe nga drejtoresha dhe gjithashtu ishte firmosur dhe kontrata e punës.Drejtoresha e shkollës, Silvia Jani, nuk pranon të përgjigjet, duke u mbyllur për disa orë në zyrë.Nxnësit shprehen, se janë të kënaqur me mësues Ilirin dhe nuk kishin problem, për ta kuptuar në shpjegim.Nga ana tjetër në udhëzimin nr 13 të publikuar nga Ministria e Arsimit thuhet, se personat me aftësi ndryshe kanë përparësi.Megjithatë Iliri ka një raport mjeko-ligjor të aftësisë për punë, që e ka dorëzuar së bashku me dosjen, në kohën e konkurimit.
Kryeministri Rama, në një takim pasditen e djeshme, kishte sërish gratë në qendër të fjalës së tij. Ai tha, se cdo organizatë socialiste do të bashkëdrejtohet nga një burrë e nga një grua.Por kur i thonë, se në zonën apo qytetin tonë nuk ka gra, Rama i kundërpërgjigjet: po fëmijët me kë i bëjnë?!
Pak ditë më parë “Stop” ishte në Cakran, ngaku solli ankesën e administratorit të firmës “Agronom Geoponus”, Sami Aliaj, për një gjobë të marrë padrejtësisht nga Aku. Në datën 24 qershor në firmën e tij shkuan tre inspektorë të Aku-së, në një ditë, kur subjekti ka qenë i mbyllur. Gjoba është vënë për mungesë të drejtuesit teknik.Nga ana tjetër, nga pamjet filmike të biznesit të tij, nga tre inspektorët, që kanë firmosur në akt-konstatim, kanë qenë vetëm dy. Eduard Shenaj, edhe pse ka firmosur, nuk ka marrë pjesë në inspektim. Reagimi ishte i menjëhershëm nga Inspektoriatin Qëndror, ku citohen të gjitha shkeljet në subjektin “Agronom Gjeoponus” në Fier: inspektorët kanë shkuar disa herë brenda ditës në janar të vitit 2019 dhe po ashtu edhe në qershor. Nuk është bërë paralajmërim, është bërë inspektimi pa praninë e drejtuesit dhe nuk është firmosur pranimi nga pronari i firmës.Nga ana tjetër, AKU ka deklaruar, se ka shkarkuar nga detyra Drejtorin Rajonal Fier Gëzim Aliaj dhe ka pezulluar Inspektorin Eduart Shenaj. Trupa inspektuese e përbërë nga Tatjana Shkurti dhe Ardit Ashafi do të kalojë në Komisionin Disiplinor.