“Kam lindur vrasës dhe vrasës do vdes”/ Deklarata shokuese e ekzekutorit shqiptar

Shqiptari Ibrahim Brahimaj, i cili akuzohet për ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafeiropoulos, së fundi ka bërë një deklaratë shokuese.

Vrasësi shqiptar ka pozuar nga shtrati i burgut duke pirë cigare dhe me celular në dorë, gjë e cila është e ndaluar për të burgosurit.

Në një postim në rrjetet sociale në një profil të rremë, së fundi Ibrahimaj ka shkruar “Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”.

Kujtojmë

se Ibrahim Ibrahimaj javën e kaluar është dënuar nga Gjykata e Apelit në Athinë me burgim të përjetshëm për vrasje dhe 11 vjet shtesë për dy grabitje me dhunë.

Po ashtu edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Oldi Dulce dhe Klodian Lekocja, u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e avokatit.

Të Fundit