Gjykata e krimeve të rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për pedagogun e Elbasanit, Denis Himçi…
Emisioni investigativ Stop publikoi rastin e Pedagogut Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë pedagogu në video.