Stop-“Seks dhe para per kujdestarinë e fëmijës”/ Cila është masa që kërkoi prokuroria për gjyqtarin Roland Hysi!

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysin.

Por, një tjetër kusht i kërkuar nga prokuroria për Roland Hysin ishte dhe moslejimi ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite.

Emisioni “Stop” pak muaj më parë transmetoi skandalin e gjyqtarit Roland Hysi i cili i kërkonte favore seksuale një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit, për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj. Në kamerën e fshehtë përfshiheshin disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Mecani, e cila bënte rolin e sekseres.

Gruaja, denoncuese përmes kameras tonë tregoi gjithë kalvarin, që i ishte dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkonte seks, për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit. Në video, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo sipas tij e bën “origjinal”.

 

 

Të Fundit