Sulltane Avdiaj, një qytetare nga Sukthi, tregon në “Stop”, se një familjare e njohur me Dorjana Papajanin dhe kjo e fundit i tha, se do ta ndihmonte për një shtëpi.Dorjana u prezantua si avokate e shoqatës Vatikan, që ndihmonte njerëzit në nevojë. Me këtë premtim, Sulltane Avdiaj mori kredi në fondacionin “Besa”dhe e futi në llogarinë e Dorjana Papajanit. Vetë Sulltania mori 200 mijë lekë të vjetra. Kredia u pagua vetëm për 7 muaj dhe më pas i erdhi një letër,që e nxirrte debitore.Me anë të një akti noterial, Dorjana merr përsipër të shlyejë kredinë, por më pas zhduket.Gazetarja e ”Stop” takon edhe oficerin e kredisë, që i sqaron gjithë problematikën dhe mëson, se cështja është dërguar në Prokurorinë e Durrësit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]