Naile Berisha, nga Durrësi, ngre në “Stop” problemin e mosmarrjes së kempit. Në muajin shtator është diagnostikuar me kancer gjiri, pasi ka bëre biopsinë dhe operacionin. Dokumentet e saj janë nisur nga QSUT në njësinë administrative numër 5 në Durrës, ku Nailja ka firmosur letrat janë nisur në komision. Në dokumente ishte dhe biopsia, por nga punonjësja e njësisë administrative iu tha, se komisioni e ka kthyer dosjen, pasi mungonte biopsia. Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social, mjekja shpjegon, se cfarë ka ndodhur. Në shkurt dosja është kthyer për mungesë biopsie e ka ardhur sërish me biopsi në prill. Dosjen ndërkohë nuk ka shkuar ta marrë punonjësja e shërbimit social e njësisë admnistrative numër 5 në Durrës. Pas interesimit dhe këmbënguljes së ‘Stop”, cështja e Naile Berishës zgjidhet dhe asaj do t’i nisë kempi në 1 maj 2019.
- +355 67 220 8888
- [email protected]