Stop – Kukes, mesuesja godet e shan femijet me fjalet: Kucke e pise! (02 prill 2019)


Në emisionin “Stop” kanë mbërritur shumë denoncime për sjelljen e mësueses Bedrie Kastrati. Ajo jep mësim në shkollën 9-vjecare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit.Në sajë të bashkëpunëtorëve, “Stop” arrin të sjellë me zë dhe figurë mënyrën e sjelljes së arsimtares, me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon matematikën.Në fjalorin e mësuese Bedries nuk mungojnë fjalët pise apo kuckë, por edhe goditjet fizike pa shkak.

Të Fundit