Dy persona të ndryshëm kanë denoncuar në “Stop” ish-OPGJ-në, tani prokuror, Emëror Kasaj.Bëhet fjalë për një pasuri 1 000 metra katrorë, ndërtesë 3 katëshe në Kombinat.Dashnor Alicka tregon,sesi u ble dhe u ndërtua kjo pronë, e vënë në rrezik nga vëllai i tij, Hajredin Alicka,pasi ky i fundit u fut në kurth nga prokurori, Emëror Kasaj.Në vitin 2010 Dashnori mëson, se i vëllai nën presion detyrohet t’ia shesë pronën prokurorit dhe një personi tjetër, Mauricio Lombi.Ky i fundit, biznesmen në Londër,tregon në një bisedë telefonike,si u njoh me OPGJ-në, Kasaj e si u mashtrua prej tij, për të blerë pronën e vëllezërve Alicka, ku humbi 120 mijë euro.Lombi nuk mori as pronën dhe as paratë nga ky mashtrim, ndërsa Emëror Kasaj thotë, në një kamera të fshehtë, se nuk ka paguar asnjë lek, por ka shlyer kredinë e gruas.Kasaj madje pranon, se ka njohje në prokurorinë e gjykatën e Durrësit dhe do të rregullojë cdo gjë.
“Lufte” ne parlament, po arsenali i rradhes?!
Një i ri me ngjyrë ka realizuar një video ku shkruan me bojë, titullin e emisionit “Stop”. Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, ku i pyet, se pas ujit, miellit apo bojës, me cfarë duhet të përplasen e konfrontohen deputetët shqiptarë.Nga ana tjeër, duket se opozita po shkon drejt djegies së mandateve. PD mbledh sot kryesinë e nesër Këshillin Kombëtar, për të finalizuar vendimin e djegies së mandateve, në prag të seancës së ditës së enjte, kur është përcaktuar edhe protesta e rradhës.
Abuzimi me stadiumin Prrenjas, prokuroria e Elbasanit nis hetimet kryesisht!
Pak ditë më parë emisioni “Stop” trajtoi rastin e tenderit abuziv për stadiumin e Prrenjasit, me vlerë 1 miliardë lekë.Përpos gjithë procedurës, edhe fituesi, kompania Zdrava, ishte i paracaktuar, përmes shumë favorizimeve.Vetëm një ditë pas transmetimit të këtij skandali, në 13 shkurt, prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet kryesisht, nisur nga gjithcka u trajtua në program.Hetimi bëhet për veprat penale “shpërdorim të detyrës” dhe “shkelje e barazisë në ankade publike e tendera”.