Ardian Lleshi nga Lezha ankohet në “Stop”, se para pak kohësh i erdhi një faturë energjie me shumën mbi 800 mijë lekë të vjetra.Ardiani konstatoi, se libreza ka numër tjetër dhe sahati tjetër. Gazetarja e “Stop” u drejtua në degën e OSHEE Lezhë dhe takoi drejtorin Luan Rosaj, i cili premtoi, se ky problem është i zgjidhur.Rosja tha, se Ardian Lleshi nuk do të paguajë për mbifaturimin.Të njejtin problem ka edhe Mete Xhunga në Laprakë.Ajo pretendon, se është mbifaturuar, pasi në shtëpi nuk ka pajisje elektrike e përdor vetëm ndricim.Edhe për këtë rast, gazetarja e “Stop” mori kontakt me drejtorin e OSHEE dhe përgjigja ishte, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, për të cilin, zonja Mete Xhunga nuk do të paguajë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]