Fatime Kadiu jeton e vetme pranë shinave të trenit, në zonën afër burgut. Ajo tregon, se nuk ka asnjë të ardhur dhe e kanë përjashtuar edhe nga skema e ndihmës ekonomike.Në njësinë numër 9 i thanë, se nuk plotëson pikët, për të përfituar ndihmën ekonomike, pasi edhe shtëpinë e ka të banueshme.Fatimja ka hekur në këmbë, por nuk merr as kemp. Ajo rrëfen, se konsumon vetëm një vakt në ditë, madje edhe në këtë rast i falin të afërmit.Punonjësja e njësisë numër 9 Ardjana Neziri, thotë, se zonja Fatime është përjashtuar nga sistemi, ndërsa vizita në banesë kryhet, pasi familjet shpallen përfituese.Deputetja e PD-së, Grida Duma, argumenton, se skema e ndihmës ekonomike është e dështuar dhe jo sociale.
- +355 67 220 8888
- [email protected]