STOP – EMISIONI 33 (SEZONI 4) 17 tetor 2018 Star Micro Credit, mashtrimi me kredinë e qytetares dhe gjoba abuzive

Albana Lici tregon në “Stop” problemin e saj me një kredi të pashlyer. Për shkak, se nuk pati mundësi të paguante rregullisht vitin e fundit, kredia e keqe u ble nga shoqëria financiare Star Micro Credit prej Raiffeisen Bank.Pasi bëri marrëveshje me Star, Albana nisi të bënte shlyerjen, por dikur e njoftuan, se nuk ishte paguar një muaj, ndaj e gjobitën me 1 milionë lekë të vjetra,edhe pse ai muaj rezulton i paguar me faturë në bankën Alfa.Ekspertja Ardiana Kalaja, shpjegon shkeljet e bëra në këtë histori.

Shpërthimi i Ramës, i pyetur për drogë e krim: Shpifjeeeee…?!

Deputetja e PD-së Oriola Pampuri, iu referua emisionit të djeshëm “Stop” për kontratën abuzive të chek-upit dhe gjobat e mjekëve, duke deklaruar, se kur të vijë në pushtet, PD do ta prishë këtë kontratë.Kryeministri Rama u pyet mbrëmë në një debat televiziv, për investigimin e “Stop” për shitjen e hashashit në shkolla, por u përgjigj, duke thënë, sesa shumë e kishte vlerësuar ministri austriak, nismën e qeverisë shqiptare për oficerët e policisë në shkolla.Më pas Rama iu përgjigj me një batare të fjalës “shpifje” , kur u vu përballë pyetjeve për drogën e krimin.

Urdhri i Stomatologut bën kërkesë: Të mbyllet “Dentalit”!

Pak ditë më parë, “Stop” transmetoi rastin e zonjës Dhimitrula Nasto, e cila pagoi 2 500 euro për 5 implante, njëri prej të cilëve, i ra. Edhe pse Urdhri i Stomatologut detyroi “Dentalit” të bënte sërish punimin e zonjës, administratorja Eliona Xhindoli nuk e bëri një gjë të tillë, duke u përgjigjur me arrogancë.Sot Dhimitrola tregon, se vijon të vuajë problemin e saj dhe kryeinspektori Sjkëlqim Hajdari i ka premtuar, se do të merren masa. Nga ana tjetër kreu i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, thotë, se ka gati shkresën për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbylljen e aktivitetit të “dentalit”.

 

Të Fundit