Një ditë më parë “Stop” transmetoi pamjet e dhunës verbale e fizike në shtëpinë e foshnjes në Vlorë. 5 punonjëse, që shfaqen në video me zë apo figurë, janë shkarkuar nga puna nga bashkia e Vlorës, me motivacionin dhunë verbale dhe veprim e mosveprim për aktet e dhunës. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grup pune për verifikimin e situatës, anës psikologjike të fëmijëve dhe më pas edhe vlerësimin e punonjësve të qendrave rezidenciale.Por nga ana tjetër, disa shkresa të siguruara nga institucioni i Avokatit të Popullit tregojnë, se situata ka qenë e njohur dhe e paralajmëruar. Bashkia e Vlorës nuk ka kthyer kurrë përgjigje, ndërsa institucionet e tjera e kanë gjykuar situatën normale.
- +355 67 220 8888
- [email protected]