Shëndetësia falas është një nga premtimet dhe mburrjet më të mëdha të qeverisë, por njëkohësisht edhe një nga bllofet më flagrante të saj.
Gazetarët e emisionit “Stop” provojnë se si mund të merret fare lehtë një raport mjeko – ligjor në qendrën shëndetësore Kamëz dhe Durrës me lekë nën dorë dhe pa asnjë kontroll.
Në poliklinikën e Kamzës infermierja ndihmoi qytetaren të marrë një raport mjeko – ligjor për vetëm 1000 lekë.
Qytetarja – Më fal! Si kalon? Po kërkoj atë zonjën që rri aty!
Infermierja 1 – Ka ikur në shpi.
Infermierja 2 – Kanë ikur ato.
Infermierja 1 – Kanë mbaruar për sot.
Qytetarja – Sepse doja të pyesja pak për diçka. A mund të vini një sekondë, ju lutem? S’ka problem! Unë këtu jam studente, më duhet një raport mjeko-ligjor!
Infermierja 2 – Mjeko-ligjor! Se je e aftë për punë? Ti je e aftë?
Qytetarja – Po!
Infermierja 2 – Do të fillosh punë me ndonjë vend apo e do për studime?
Qytetarja – Po! Unë nuk e kam këtu vendbanimin, e kam në Dibër edhe më duhet sot për nesër dhe s’kam kohë.
Infermierja 2 – S’ka kohë tashi. Më jep kartën e identitetit, të shkoj…! Çkemi? Si je? Ja, dy minuta, erdha! Do i them një doktori mos ka se kur vjen një urgjencë, i japim… po qe se ka, unë do shkoj lart, meqë qenke prej Dibre. Jam vetë prej Dibre unë.
Qytetarja – Ja!
Infermierja 2 – Kjo bën dhjetë mijë lekë të vjetra (ul zërin).
Qytetarja – Sa?
Infermierja 2 – 10 mijë lekë të vjetra (me zë të ulët).
Qytetarja – Në rregull!
Infermierja 2 – Të shkoj lart unë njëherë!
Qytetarja – A të ngjitem edhe unë lart?
Infermierja 2– Jo, s’ka gjë, se kam kartën. Se ka shumë njerëz.
Infermierja 2 – Hajde këtu te shkallët se s’duam… I thashë duhet për nesër vërtetimi.
Qytetarja – Si e ke emrin?
Infermierja 2 – Edlira.
Qytetarja – Kur të kem ndonjë herë tjetër që të të kërkoj.
Gjithashtu në qendrën shëndetësore të Durrësit, infermierja kërkon 10 mijë lekë për të marrë raportin mjeko – ligjor pa kryer analizat.
Qytetarja – A të futem?
Infermierja – Hajde, hajde! Dëgjo erdhe ti, po pse s’erdhe atë ditë?
Qytetarja – S’munda, kam qenë sëmurë. Me grip jam.
Infermierja – Me grip, ke qenë pa qejf ëëë, mirë. Hajde tashi! Unë po bëj një përpjekje njëherë! Ishalla nuk kane ik ato të ndërtesës tjetër! Si e ke emrin ti? A ke një kartë identiteti?
Qytetarja – Po, kam!
Infermierja – Ma jep kartën! M’i jep edhe ç’ke për të… ashtu, edhe të shkoj njëherë unë!
Qytetarja – Tani sa bënin?
Infermierja – Nëma ti ta kem një kështu, sa ke ti ke një 5-she? Ma jep 10-shen!
Qytetarja – Jo, nuk kam!
Infermierja – S’ke? Ja të ta jap unë një se duhet me i ngatërru, duhet një 5-she me bo regjistrimin atje, asaj tjetrës të shkoj t’i them.
Qytetarja – S’ka gjë! Vetëm më mbaro!
Infermierja – Ishalla të mbaroj njëherë! Ta gjej, përndryshe do vish vetë. Do vish jo vetë, do vish nesër se çfarë do bëj unë do pyesësh mirë!
Qytetarja – Ok!
Infermierja – Mbaji këto tani ti!
Qytetarja – Në rregull!
Infermierja – Unë tani duhet me i bo krejt 5-she se s’shkojnë ashtu, nuk shkojne me tetën.
Na tani me tetën, letra nga komisioni, raporti, futi këtu! Mirë! Hajt! Pacim!
Ndërsa në Krujë mund të mësosh vetëm grupin e gjakut nga poliklinika shtetërore, ndërkohë që për të gjitha analizat e tjera, si HIV-AIDS, Hepatit B dhe Hepatit C, duhet t’i bësh në mënyrë private me mjekun.
Qytetarja – Si jeni? Mirë?
Doktori – Mirë!
Qytetari – XXXXX më adresoi këtu për një analizë gjaku, HIV- AIDS.
Doktori – Bohet HIV, Hepatiti B, Hepatiti C, bëhet grupi i gjakut, bëhen të gjitha.
Qytetari – Këtë na tha edhe ajo për të bërë.
Doktori – Të gjitha këto?
Qytetari – Po! E sa kushtojn këto tani?
Doktori – Grupi i gjakut është falas që është shtet, kurse këto të tjerat janë me pagesë. Nuk bëhen në shtetërore, veç të t’i bëj nga ana ime privatisht. Por grupin e gjakut e keni falas.
Qytetari – Sa kushton e gjitha kjo?
Doktori – Veç për nusen t’i bëjmë të gjitha shkojnë 20 mijë lekë.
Qytetari – Ok! Mund ta bëjmë?
Doktori – Po, por vetëm se janë me pagesë… kupton?
Qytetari – Po, pra!
Doktori – Ok, e bëjmë! Ulu!
Qytetari – Në shtet nuk funksionojnë këto?
Doktori – Jo, nuk funksionon!
Qytetari- Ok! S’ka problem!
Doktori – Mund t’i bësh edhe në Tiranë, edhe në Fushë-Krujë, nuk ka problem, po edhe grupin e gjakut.
Qytetari – Për të mos ikur dhe njëherë në Tiranë.
Doktori – Si të doni po them.
Qytetari – Vazhdojmë! Vazhdojmë!
Doktori – Jo, jo! Problemi është se në shtet nuk bëhen asnjë vend. Vetëm në Tiranë, te Qendra Kombëtare e Gjakut mund të marrësh një rekomandim, për të shkuar për t’i bërë. Do i bësh me pagesë.
Qytetari – Mirë, mirë, se edhe pashaportizimin nuk e kemi akoma, kështuqë…
Doktori – Jo, jo! Nuk e di tani, unë po them zgjidhjen që mund të jap.
Qytetari – Ok! Vazhdojmë!
Doktori – Tashi si doni bëni, ngaqë është me pagesë edhe unë ndihem në siklet.
Qytetari – Po s’ka problem, unë po të thashë bëje, bëje!
Doktori – Jo, vëlla! Ngaqë është me pagesë i bëj unë nga ana ime, e kupton ? I kam marrë ngaqë ka kërkesë, sa për të mos me shkuar njerëzit në Tiranë për shembull. Po është me dëshirë, nuk është e detyrueshme.
Qytetari – Ore, aq më mirë që ju shërben njerëzve sepse tani të shkosh dhe deri në Tiranë…
Doktori – Unë vihem dhe në siklet, për Zotin! Po problemi është që tani në Tiranë, thashë merr një rekomandim dhe shko te Qendra Kombëtare e Gjakut.
Qytetari – Nuk është problem!
Doktori – Se dhe unë ndihem në siklet, ngaqë … kurse grupin e gjakut e keni pa pagesë.
Qytetari – Nuk besoj që është për t’u vendosur në siklet kur ti po i shërben dikujt.
Doktori – Po, siklet është.
Torta me çizme e Kryemadhit dhe protesta e qepenave.
Një grup studentësh nga Islanda janë filmuar,teksa këndonin në mënyrë të organizuar këngën shqiptare “Kur më vjen burri nga stani”.Në fundjavë të rinjtë e LSI-së organizuan një festë surprizë për ditëlindjen e Monika Kryemadhit dhe torta e ditëlindjes kishte edhe një cizme, duke kujtuar kështu gjestin e Kryemadhit në parlament, kur goditi me cizme kryeministrin Rama.Biznesi i vogël në të gjithë vendin uli sot qepenat për një orë, në shenjë proteste ndaj aplikimit të TVSH-së ndaj këtij biznesi.
Eshtrat në sipërfaqje, bashkia e Patosit reagon pas emisionit “stop”.
Emisioni “Stop” është rikthyer në Dukas Breg të Patosit, aty ka disa ditë më parë, eshtrat e të vdekurve kishin dalë në sipërfaqje.Vangjel Nushi, drejtor i shërbimeve në bashkinë e Patosit, thotë, se pas sensibilizimit në emision, sipërfaqja problematike u pastrua. Por një banor i zonës dhe vetë gazetarja provojnë, se pastrimi është bërë i pjesshëm. Ndaj dhe bashkia organizoi një aksion të dytë për rehabilitimin e zonës.