STOP – EMISIONI 132 (SEZONI 3) 6 mars 2018

Mirëqenia ekonomike, që na vjen nga droga???

Një nxënës i klasës së dytë, i quajtur Gelmo Serreqi ka sjellë në “Stop” karikaturën e bërë prej tij, me mënyrën, sesi ai i sheh Saimirin e Gentin. Në Portin e Durrësit kanë mbërritur agjentë të DEA-s amerikane, për të parë procedurat e kapjes së 163 kg kokainë javën e kaluar në këtë port.Ndërsa Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, duke shtruar pyetjen, nëse gjithe kjo drogë përkthehet në mirëqenie ekonomike.


Skandali, kavanozët nga kazanët e plehrave në fabrikat e salcave e markete.

Objekt i kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” është bërë shitja e kavanozëve nga kazanët e plehrave, direkt në fabrikat e salcave dhe produkteve të tjera ushqimore.

Emisioni “Stop” ka provuar me zë dhe figurë, sesi kavanozët, që mblidhen në kazanët e lagjeve të Tiranës e Durrësit, shiten nëpër fabrika produkteshushqimore dhe si të mos mjaftonte kjo, të palara e të patrajtuara.

Qytetari – Çfarë bëre?

Pronari – Si je? Si kalon?

Qytetari – Ne kemi një punishte në Fier…

Pronari – Po…

Qytetari – Me kështu… me sukot…

Pronari – Me çfarë?

Qytetari – Sukot, me biterat edhe pak me salcat. Si jeni me vazot… kavanozat? Çfarë grumbulloni?

Pronari – Grumbulloj të gjitha llojet… edhe shesim përditë.

Qytetari – Përditë? Me sa lekë shitet copa?

Pronari – Sipas llojit.

Qytetari – Për shembull e sukos?

Pronari – 40 lekë (të vjetra).

Qytetari – I marr të lara? Si i marr?

Pronari – Jo!

Qytetari – Nuk i  marr të lara ë?

Pronari – Jo!

Qytetari – Se mua më thanë çunat që i lajnë prandaj.

Pronari – Jo, jo…

Qytetari – Unë për atë isha më shumë, më leverdis me i marrë të lara apo jo.

Pronari – Jo, jo! Janë të tjera ato.

Qytetari – Janë të tjera ë…?!

Pronari – Ato i lajmë vetë ne…

Qytetari – Nuk i fus dot direkte për prodhim?

Pronari – Jo!

Qytetari- Këtë s’kam, punën e larjes e kam keq. T’i shohim? Po të salcës?

Pronari – Të salcës janë të lara.

Qytetari – Aty i merrni (landfill)?

Pronari – Jo!

Qytetari – Aty i nxjerrni?

Pronari – Absolutisht jo! Janë të kazanëve…

Qytetari – Të kazanëve?

Pronari – Në Tiranë i marrim, i marrim në Durrës.

Qytetari – Më jep nja 4 copë, 5 (thasë)… Më të mëdha nuk keni?

Pronari – Jo! Aq janë!

Qytetari – Më duket se më the janë 2-3 masa, prandaj 2-3 lloj.

Pronari  Jo,jo!

Qytetari- O Nezir, këta i kemi direkt për kështu… Marrim kapakët edhe…

Pronari – Janë të lara, janë gati për prodhim.

Qytetari – Sa është?

Pronari – 500 lekë. (të vjetra)

Qytetari – Sa copë ka ky (thesi)?

Pronari – 15.

Qytetari – Po marr 2 (thasë)… Me çfarë temperature i lani?

Pronari – Me sodë, me sodë kaustike.

Qytetari – Me sodë kaustike? Temperatura e ujit apo…?

Pronari – Uji kështu… i ngrohtë…

Qytetari – I ngrohtë?

Pronari – Po!

Pronari – (numëron kapakët) 6,8…

Qytetari – Po kështu, a shet ?

Pronari – Po, përditë shesim! 3 thasë more nga ato, 150 copë.

Qytetari – Sa i bie?

Pronari –  44 mijë lekë. ( të vjetra)

Qytetari – Mirupafshim!

Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku komunikoi me përgjegjësen e sektorit të inspektimit ushqimor, Elda Çukën, në lidhje me standartet që duhet të respektohen për ambalazhimin e produkteve ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen kontrollet zyrtare, në bazë të planit vjetor të inspektimit, të miratuar nga ministri. Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët e AKU-së, veç të tjerash, kryejnë edhe kontrollin e ambalazhit, materialit në kontakt me ushqimin. Duhet të theksojmë që është përgjegjësi e operatorit të biznesit ushqimor për të krijuar një ambalazh të sigurt për kontaktin me ushqimin që do të nxjerrë në treg. Kryesisht operatorët e biznesit ushqimor e sigurojnë këtë ambalazh nga kompani që janë të certifikuara”.

Përgjegjësja e sektorit të inspektimit ushqimor shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e emisionit “Stop”, duke vënë në dijeni Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili më pas do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar raste të tilla abuzive. Ajo shtoi: “Ky fenomen është i dënueshëm”!


Targa e falsifikuar dhe odiseja e qytetarit me gjobat arbitrare.
Agim Basha, një qytetar nga Tirana, tregon në “Stop” peripecitë, me gjobat e policisë bashkiake, për shkak se një makinë tjetër mbante targën e tij,por të falsifikuar.Ai u detyrua në ankohet në Policinë Bashkiake, bashkinë e Tiranës, bëri denoncim në komisariatin numër 1, u detyrua të gjejë vetë makinën golf 3 me të njejtën targë, e sërish nuk mundi t’i heqë gjobat. Pas interesimit të “Stop”, Agimi mundi të clirohej nga detyrimi i gjobave të padrejta,ndërsa makina me targa false u sekuestrua.

Të Fundit